Vendimi i Rishi Sunak për të anuluar takimin me Kiriakos Mitsotakis, vetëm disa orë para mbajtjes së tij, ka tërbuar jo pak delegacionin grek, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër që prej ditës së djeshme. Ka qenë vetë kryeministri grek, Kyruiakos Mitsotakis, ai që ka reaguar ashpër, duke e quajtur anulimin e takimit, një gjest të gabuar dhe aspak të denjë në aspektin politik.