Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur të shtunën në Ukrainë, si pasojë e sulmeve të reja ruse me dronë. Autoritetet ushtarake ukrainase kanë raportuar edhe për dëme në një port shumë të rëndësishëm për eksportin e mallrave ushqimore të Ukrainës. Sulmet me dronë në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, kanë lënë të vrarë shtatë persona, përfshirë tre fëmijë. Kryeprokurori i Harkivit, Oleksandr Filchakov, tha në Telegram se tre dronë kanë goditur një pikë karburanti.