DVP Korçë/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Shufrat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga hetimet, dokumentohet përfshirja e 4 shtetasve të tjerë, në këtë veprimtari kriminale. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët. Gjihashtu, ekzekutohet masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik", për një punonjës të DPSHTRR, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".