Dy shtetas shqiptarë të moshave 44 dhe 48 vjec u arrestuan nga policia britanike në Nottingam, për tentativën e dështuar për të kontrabanduar 12 emigrantë të paligjshëm shqiptarë me gomone, nga kanali francez La Manche drejt Britanisë së Madhe. Ata u vendosën në pranga, pas bastisjes së një pronë në Sherwood të Nottingham, ndërsa edhe një tjetër personi cili dyshohet se është pjesë e këtij grupi, u arrestua.