Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë rreth orën 04:10 të mëngjesit në lagjen Shënkoll në Elbasan. Dyshohet se një 24-vjeçar ka tentuar të vendosë lëndë eksplozive në automjetin tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit Renato Çepa. Mirëpo lënda ekplozive i ka shpërthyer në duar duke e dëmtuar të riun, i cili më pas është transportuar në spital. Me gjithë ndërhyrjen e specializuar të mjekëve, si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur jetën në spital.