Policia ka mundur të parandalojë një vrasje në qytetin e Durrësit, duke arrestuar një 32 vjecar dhe vëllain e tij. I riu kërcënonte bashkëjetuesen e tij duke i thënë se do ta vriste ndërkohë që gjatë kontrolleve, u zbulua një banesë në Tiranë, që e përdorte bashkëjetuesi i shtetases me inicialet K. B. dhe dy shokë të tij, të cilët u shpallën në kërkim.Policia gjeti dhe sekuestroi në këtë banesë një kallashnikov e një pistoletë, municon luftarak e sende të tjera.