Një person ka rënë në prangat e policisë në Vërmicë, pasi ka tentuar të korruptojë policinë e oficerin e doganës, për të kaluar në drejtim të Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, shtetasi me pasaportë shqiptare gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri. Policia bën me dije se I arrestuari është dërguar në paraburgim, teka prokuroria ka nisur hetimet për rastin në fjalë.