Uniformat blu kanë finalizuar një operacion policor që ka çuar në zbardhjen e një tentative grabitjeje argjendarie në Shkodër më 29 gusht 2025. Në pranga ka përfunduar autori i grabitjes, shtetasi Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci), person me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale.