Teksa kanë mbetur më pak se 48 orë nga zgjedhjet lokale të 14 majit dhe më pak se 24 orë nga heshtja zgjedhore, situata sa vjen e tensionohet. Një rast i tillë është edhe Kukësi, ku Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij.