Top News – Tensione në Qipron turke/ Ekstremiste greke kalojnë kufirin
13/10/2020 10:34

Provokimet e fundit nga ultra-nacionalistë grekë qipriotë në vendkalimin kufitar Deryneia nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar, tha Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC). Përmes një deklarate, Zëvendës Kryeministri i saj dhe Ministria e Punëve të Jashtme nënvizuan se një incident ndodhi mbrëmjen e së dielës nën vëzhgimin e policisë greko-qipriote. Duke vënë në dukje se reagimi i papërshtatshëm nga policia ka inkurajuar grupet fashiste të ndërmarrin veprime nxitëse kundër palës turke, aty theksohej se “provokimet fashiste këtë radhë nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”. Zyrtarët nënvizonin faktin që thirrje nga organizatat fashiste janë shfaqur në mediat qipriote greke duke u kërkuar njerëzve të marrin pjesë në demonstrata që do të organizohen në Nikosia në 13 Tetor dhe në Deryneia në 17 Tetor. “Ministria jonë kontaktoi me Forcën Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro për të nxitur Administratën Greke të Qipros Jugore të marrë masat e nevojshme për të mbajtur grupet ekstremiste larg kalimeve kufitare”, vazhdon deklarata. Qiproja është ndarë që nga viti 1974, kur një grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si fuqi garantuese. Procesi i paqes atje prej vitesh ka qenë vazhduar me ndërprerje e bllokime, duke përfshirë dhe një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06