Shkëmbim zjarri dhe viktima gjatë ditëve të fundit në kufirin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, teksa tensionet janë rindezur ku është vënë re një prezencë e madhe ushtarake. Ministria armene e Mbrojtjes tha se tre ushtarë u vranë më 1 shtator nga bombardimet intensive pranë kufirit me Azerbajxhanin në veriperëndim të rajonit separatist të Nagorno-Karabakut. Ndërsa sot, dhjetra tanke model “T-72 Aslan” dhe disa helikopterë luftarakë të ushtrisë azere janë dislokuar pranë kufirit me Armeninë. Azerët akuzojnë ushtrinë armene se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke hapur zjarr në fshatin Havush në rajonin Nakçivan. Azerbajxhani thotë se ka sprapsur disa provokime armene në këtë rajon, ndërsa thotë se trupat e tij kanë avantazhin e fortifikimit në pozicionet të larta gjeografikisht.