Telefonata e kryeministrit Edi Rama me drejtuesin e televizionit publik italian, RAI pas publikimit të dokumentarit “Report” për marrëveshjen italo-shqiptare për kampet e emigrantëve, po haset me polemika të shumta. Në komisionin parlamentar të medias në Itali, ka zëra që e konsiderojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në lirinë e medias, teksa kryeministri Rama shpjegon se gjithçka është kërkuar të arrihet përmes këtij komunikimi ka qënë transparenca e përgjigjeve me shkrim të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi.