Ndonëse orari zyrtarë i hapjes së procesit të votimit është ora 07.00, në zonat e thella të Shkodrës vazhdon të mbetet sfidë. Për shkak të reshjeve të dendura të borës, është bërë e pamundur dërgimi I materialeve të votimit në Shosh dhe Pult, çka ka sjellë edhe bllokim të këtij procesi. Komisionerët pretendojnë të jenë bllokuar në rrugë nga trashësia e borës, e për këtë arsye ata nuk kanë arritur në kohën e përcaktuar në qendrat e votimit.