Drejtuesit e ekipit të njohur italian të futbollit, AS Roma, kanë stërvitur për disa ditë me radhë futbollistët e vegjël të Tiranës ku në fund të këtij procesi shpërndanë edhe disa certifikata për më të talentuarit. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj i cili nuk e fshehu kënaqësinë që bashkëpunimi mes tiranës dhe romës po zgjerohet edhe në fusha të tjera si ajo sportive