Ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në Portin e Shëngjinit anija me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali. Mjeti lundrues është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas përfundimit të procedurave të pritjes dhe identifikimit, emigrantët janë transferuar drejt kampit të Gjadrit.