Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e këmbimit valutor. Ndaj viktimës është qëlluar katër herë me armë zjarri, dyshuar pistoletë. Autori, sipas dëshmive është larguar me biçikletë.