Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore. Në fjalën përshëndetëse pak minuta përpara fillimit të takimit, Rama u ka uruar në gjuhën shqipe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ditën e alfabetit. Më tej duke folur për situatën gjeopolitike, Rama u shpreh mirënjohës për vëmendjen që po i jepet rajonit për mbrojtjen dhe ruajtjen e paqes, në një moment luftërash dhe krizash të rënda.