Një konflikt mes dy personave në Vlorë degradoi në përdorim të thikave. ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 pranë zonës së Ujit të Ftohtë, ku dy 32-vjeçarë pas një debate që patën mes tyre u përfshinë në përleshje fizike e më pas ata sulmuan njëri-tjetrin me thika. nga goditjet ata morën plagë të shumta në trup. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili u dërguan të dy me urgjencë drejt spitalit të vlorës, për ndihmë mjekësore.