Një makineri e kushtueshme që mund të prodhojë ujë nga ajri po bëhet mjaft popullore në Kaliforninë e goditur rëndë nga thatësirat e vazhdueshme. Sistemet që nxjerrin ujë nga ajri funksionojnë pothuajse si frigoriferët, duke shfrytëzuar spiralet për ftohjen e ajrit, dhe duke mbledhur pikat e ujin në një rezervuar të krijuar enkas brenda makinerisë. Ted Boëman është një prej inxhinierëve që kanë krijuar këtë makineri me firmën “Tsunami Products” me qendër në shtetin e Uashingtonit.