Top Channel/ Vjedhja e xhevahireve të çmuara në Luvër, çfarë ndodhi gjatë 7 minutave të grabitjes
20/10/2025 21:30

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris ra dje pre e një grabitje spektakolare, ku katër persona vodhën disa xhevahire të çmuara të periudhës Napoleoniane brenda vetëm pak minutash. Muzeu u mbyll menjëherë pas ngjarjes ndërsa policia franceze ka nisur një hetim të gjerë për identifikimin e autorëve. Hajdutët, të veshur me jelekë të verdhë pune, hynë në Luvër, muzeu më i vizituar në botë që ishte tashmë i hapur dhe plot me vizitorë, dje (e diel) në mëngjes rreth orës 9:30. Një operacion që zgjati maksimumi 7 minuta (sipas burimeve të tjera vetëm 4), i pabesueshëm për shpejtësinë, lehtësinë dhe efektivitetin me të cilat u krye në zemër të Parisit, vetëm pak metra nga Prefektura e Policisë. Katër grabitës përdorën ashensorin e ngarkesave të një kamioni që e kishin parkuar kundër drejtimit të trafikut buzë lumit Sena, për të arritur në ballkonin e katit të parë. Ata hynë në muze dhe dolën pak minuta më vonë duke marrë me vete nëntë stoli, pastaj u larguan me dy skuterë Yamaha TMax. I vetmi gabim që grabitësit bënë gjatë arratisjes, ishte të humbnin kurorën e perandoreshës Eugénie, bashkëshortja e Napoleonit III, e cila u gjet e dëmtuar pranë muzeut. Një pjesë e jashtëzakonshme e përbërë nga 1,354 diamante, 1,136 trëndafila dhe 56 smeralde të vendosura në ar të gdhendur në formë shqiponje — një nga dy kurorat e vetme, e ruajtura të një sovrani francez, së bashku me atë të Luigjit XV. Stolitë e vjedhura kanë një vlerë teorikisht të paçmueshme, sepse është e pamundur të shiten. Por nëse do të copëtoheshin dhe gurët e çmuar të arit do të shiteshin veçmas, do të vlenin miliona euro. Përveç dëmit ekonomik, domethënia simbolike e grabitjes është e madhe. Hajdutët — që detyruan muzeun të mbyllej si të dielën ashtu edhe sot, të hënën më 20 tetor — kanë shkelur sallën 705 të Luvrit, pra Galerinë e Apolonit, e cila strehon koleksionin mbretëror të stolive dhe diamanteve të kurorës, në katin e parë. Siç shpjegon vetë muzeu, “është në Galerinë e Apolonit që Luigji XIV për herë të parë e lidh fuqinë e tij mbretërore me hyjninë e diellit. Për të realizuar këtë kryevepër dekorative që bashkon pikturën, skulpturën dhe arin, Luigji XIV u rrethua me artistët më të mëdhenj, të cilët disa vite më vonë punuan në Galerinë e Pasqyrave në Pallatin e Versajës.” Grabitja në një nga vendet më të njohura të Francës në botë — në të njëjtin nivel me Kullën Eiffel —ndodh në një moment të vështirë për vendin, i goditur nga kriza e financave publike dhe kaosi politik. Ministri i Brendshëm i emëruar vetëm tetë ditë më parë, për vite prefekt i Parisit, shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ministren e Kulturës, duke pranuar “dobësinë e madhe të muzeve franceze”. Në shtatorin e kaluar, copëza ari me vlerë 600 mijë euro u vodhën nga Muzeu i Historisë Natyrore të Parisit, ndërsa Muzeu i Porcelanit në Limoges pësoi një grabitje me dëme të vlerësuara në 6.5 milionë euro.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38