Top News – Zhvendoset në ‘shtëpinë’ e tij të re / Ish presidenti francez nis dënimin me 5 vite burg
21/10/2025 11:40

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, doli nga shtëpia e tij në Paris të martën për t'iu drejtuar burgut, duke ecur i kapur për dore me gruan e tij, Carla Bruni, i shoqëruar nga brohorimat e një turme mbështetësish që ishin mbledhur aty. Sarkozy hipi në makinë për t'iu drejtuar burgut Santé të kryeqytetit francez, ku do të fillojë një dënim me pesë vjet, në një kthesë tronditëse për një burrë që ishte president i Francës mes viteve 2007 dhe 2012. Një gjykatë vendosi ta burgosë ish-udhëheqësin konservator pasi e gjeti fajtor për komplot për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia. Sarkozy do të bëhet ish-udhëheqësi i parë francez që burgoset që nga bashkëpunëtori nazist, Marshall Philippe Petain, pas Luftës së Dytë Botërore. Të martën, ai shkroi në një mesazh të gjatë në X: "Dua t'i them popullit francez, me forcën time të palëkundur, se nuk është një ish-president i Republikës që po burgoset këtë mëngjes, është një njeri i pafajshëm". Dënimi i Sarkozisë i jep fund viteve të tëra betejash ligjore mbi akuzat se fushata e tij e vitit 2007 mori miliona dollarë nga udhëheqësi libian Muammar Gaddafi, i cili më vonë u rrëzua dhe u vra gjatë kryengritjeve të Pranverës Arabe. Ndërsa Sarkozi u shpall fajtor për komplot me ndihmës të ngushtë për të orkestruar skemën, ai u lirua nga akuzat për marrjen ose përdorimin personal të fondeve. Ai vazhdimisht ka mohuar çdo shkelje dhe e ka quajtur çështjen të motivuar politikisht.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05