Së paku dy njerëz humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një shpërthim të madh që ndodhi të martën në një park kimik në qytetin Leverkusen të Gjermanisë. Të dhënat u konfirmuan sot nga burimet e shërbimeve të emergjencës, të cilat thanë se pesë persona janë ende të zhdukur. Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.