Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se "Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n", tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius në Varshavë. Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm Johann Ëadephul, paralajmëroi Rusinë kundër një "agresioni hibrid" dhe tërhoqi vëmendjen, se "duhet ruajtur gjaftohtësia". Moska teston aleatët eNATO-s "me intensitet dhe shpeshtësi në rritje", tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet "të minojë sigurinë europiane dhe integritetin territorial të kombeve europiane". Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë, u theksua në forumin në Varshavë.