E djathta shqiptare është nën agreson dhe kërcënim të vazhdueshëm, sipas Alibeajt, që prej nisjes së foltores nga ana e Sali Berishës. Në një takim me mbështetësit në Tiranë, ku prezantoi Roland Bejkon, Alibeaj thotë se më 14 maj e djathta kërcënohet nga e majta e socialistëve, ku këtu përfshin Marko Dajtin dhe të majtën tjetër të Ilir Metës e Sali Berishës.