Kalimi për gjykim i dosjes “Sterilizimi” nga gjyqtarja Flojera Davidhi dhe rëndimi i akuzës së ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj nga e njëjta gjyqtare, janë kritikuar ashpër nga ky i fundit. Nga qelia e paraburgimit, aty ku qëndron prej 6 muajsh për dosjen e Saspac, Beqaj reagoi përmes rrjetit social të mbrojtësit të tij ligjor, duke hedhur akuza ndaj gjyqtares së hetimit paraprak.