Nisma ligjore që prek drejtimin e gjykatave dhe prokurorive shqiptare ka hapur debat mes politikës dhe drejtësisë. Ligjvënësi socialist, Olsi Komici pati një përgjigje për shqetësimin e shoqatës së gjyqtarëve lidhur me nismën ligjore që parasheh emërimin automatikisht si drejtues, të kryetarëve të komanduar të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit deri në vitin 2028. Sipas shoqatës së gjyqtarëve përmes kësaj nisme po shmanget gara dhe po ndërhyet në kompetencën që Kushtetuta i ka dhënë KLGJ-së për emërimin e kryetarëve të gjykatave.