Seanca e parë paraprake për dosjen “Toyota Yuaris”, ku bën pjesë edhe ish-kryeprokurori Aurel Zarka u shty. Shkak u bë moslegjitimimi akoma i palëve, e konkretisht gjykata la detyrë që avokatët e personave në kërkim të paraqesin prokurat e firmosura nga vetë të akuzuarit. Edhe vetë Zarka, që është i vetmi i arrestuar, nuk ishte i pranishëm në seancë por përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës. Seanca e radhës u caktua më datë 20 shkurt në orën 09:00, ku pas dëgjimit të palëve, togat e zeza do të vendosin për kalimin në gjykim ose jo të dosjes.