Top News – ‘Fshehu kritikat e Brukselit’. Berisha u përgjigjet ‘Shënimeve të Javës’ të Edi Ramës
01/03/2026 17:55

Sali Berisha iu përgjigj për të dytën javë rresht shënimeve të javës të Edi Ramës. Në përgjigjen e kësaj të diele, kreu i PD akuzoi Kryeministrin se fshehu kritikat e Bashkimit Europian ndaj qeverisjes së tij dhe për mbrojtjen e Belinda Ballukut. Sinkron Berisha - Shqipëria javën që kaloi ishte e tëra në bankën e akuzës për shkak të Edi Ramës, mbrojtjes që ai u bën vjedhjeve të tij dhe të rrethit të tij, për shkak të sulmeve të egra, kërcënimeve të mëdha që i bëri sistemit të akuzës, vetëm e vetëm sepse e di që radha është e tij. Në ekspozenë e tij, ai fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel, qoftë në Parlamentin Europian, qoftë në raportin e miratuar nga zyrtarët e lartë të Komisionit Europian. Në fjalën e tij ai fshehu sulmin e shëmtuar që i bëri Gjermanisë, vendit donator dhe mik që i ka dhënë Shqipërisë 1 miliardë e 500 milionë euro, vetëm e vetëm sepse ky vend nuk pajtohet me vjedhjet e Edi Ramës dhe anturazhit të tij, dhe kërkon nga Shqipëria të respektojë shtetin ligjor, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk foli për sulmet e tjera që bëjnë grupin parlamentin, por u tha shqiptarëve se Lubia ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke dëshmuar se është skllav total i saj, mbasi në çdo firmë vjedhje të Lubisë është porosia e tij me shkrim dhe me gojë. Kreu i PD tha se bllokimi i rrugës në Librazhd është tërësisht nga dora e njeriut dhe fajësoi Edi Ramën për lejet e dhëna për marrjen e inerteve nga shtrati i lumit Shkumbin.

Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15
Top News- E rëndë në Fier, fqinjët shpëtojnë nga flakët 33-vjeçarin që pësoi krizë epileptike
01/11 18:00
Top News – ‘Na mbytën!’, çmime të larta në Kosovë / Qytetarët ankohen, inflacioni 7.8 për qind
01/11 17:30
Top News-Rama prezanton ‘Pasqyrë Albania’/Dritarja e re e transparencës dhe komunikimit me qytetarët
01/11 16:49
Top News- ‘Kutia me euro në vilën luksoze’/ Bardhi mesazh SPAK: Pse nuk arrestohet Balluku?
01/11 15:24
Top Channel/ Alarmohen bizneset në Durrës/ Turizmi dhe fasonët kundër paketës fiskale: E rrezikshme,
01/11 15:10
Top Channel/ Berisha akuza grupit që refuzoi PD/ Reagon për protestën dhe kritikon paketën fiskale
01/11 14:54
Top Channel/Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/Bënë simbolin e shqiponjës, shoqërohen në komisariat
01/11 14:51