Gati 22 mijë të huaj ishin të pajisur me leje qëndrimi nga autoritetet shqiptare përgjatë vitit të kaluar, duke pësuar një rritje me 2.2 për qind në krahasim me vitin 2023. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se shumica e të huajve pa pasaporta shqiptare vijnë nga Kosova, me 4592 në total, ndjekur më pas nga Italianët me 3763 leje qëndrimi. 62 për qind e tyre janë meshkuj, ndërsa 38 për qind femra. Grupmosha më e përfaqësuar është 30 deri në 39 vjeç, që zë një të katërtën e totalit, ndërsa sa u takon arsyeve të qëndrimit në Shqipëri, gati 11 mijë prej tyre deklarojnë punësimin, ndërsa të tjerë janë për bashkim familjar dhe studime. Nga 2023 në 2024, të dhënat tregojnë rënie me mbi 5 për qind të të huajve me origjinë nga një prej vendeve europiane, rritje me 23 për qind të të huajve me origjinë nga Afrika dhe me 20 për qind e atyre nga Azia.