Vendi ynë është kthyer në një destinacion ‘joshës’ për të huajt, jo vetëm për pushime por tashmë edhe për jetesë dhe punësim. Instituti i statistikave ka publikuar shifrat sipas të cilave gjatë vitit të shkuar numri I të huajve në vendin tone arriti në 13,609 duke u rritur me 0,8 për qind krahasuar me 2019-n. Sipas pot ë njëjtit burim, pjesa më e madhe janë nga Irani, Italia, Turqia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.