Në Shtetet e Bashkuara, 4 oficerë policie dolën të martën në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan. Ata thanë përpara ligjvënësve se gjatë protestave të 6 janarit në Godinën e Capitoll Hill, ata janë rrahur, goditur, fyer me sharje racore dhe kërcënuar se do të vriten. Gjithçka ka ndodhur teksa të katërt efektivët ishin në krye të detyrës më 6 janar në mbrojtje të Kongresit dhe në një përballje të drejtpërdrejtë me mbështetësit e organizuar të ish-presidentit Trump.