Pronarët e maceve në Singapor mund ti dërgojnë tani kafshët e tyre në krocera luksoze, me perëndime mahnitëse dielli, perfekte për kotelet që shijojnë gjërat më të bukura të jetës. Në bordin e anijes Royal Albatross, kafshët mund të relaksohen në kafazët e vecantë ndërsa pronarët e tyre shijojnë darkat me katër apo edhe pesë pjata, në një tjetër ambjent. Operatori i anijes prezantoi lundrimet e hapura për macet, këtë muaj, pasi krocera për qentë, e nisur që në 2021-shin, rezultoi shumë e suksesshme.