Top News – Të gjithë ambasadat në Lviv…/Diplomatët largohen nga Kievi, më pranë Polonisë
23/02/2022 12:26

Ndërsa ngërçi gjeopolitik disa-mujor për Ukrainën ka kaluar në një fazë edhe më të rrezikshme, vendet perëndimore u bashkuan për të shprehur publikisht dënimin e tyre njëzëri dhe disa qeveri të tjera perëndimore urdhëruan largimin e diplomatëve të tyre nga Kievi dhe zhvendosjen drejt qytetit Lviv në Ukrainën Perëndimore. Përzgjedhja e qytetit Lviv, i cili gjendet shumë pranë kufirit polak, reflekton shqetësimet e tyre se nuk do të duhet shumë kohë që forcave ruse të vendosura përgjatë kufijve ukrainas t'u jepen urdhëra për të lëvizur ndoshta drejt kryeqytetit ukrainas. Australia u bë vendi më i fundit që zhvendosi misionin e saj, duke iu bashkuar kështu Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe vendeve të tjera që transferuan ambasadorët e tyre dhe stafin më pranë sigurisë që ofron Polonia fqinje. Zyrtarët perëndimorë të zbulimit mendojnë gjithashtu se njohja e republikave separatiste është vetëm pjesë e një plani më të madh lufte, që po shpaloset tani sipas një skenari të hartuar javë më parë. Ata thonë se rreth 2/3 e forcave ruse të mbledhura pranë Ukrainës gjenden tashmë 50 kilometra nga kufiri. Ato janë të dislokuara në formacion beteje dhe të pozicionuara për të filluar operacione ushtarake. Megjithatë nuk është ende e qartë nëse Kremlini ka dhënë urdhërin për një ofensivë frontale.

Top Channel/ Dokumenti, Trump zemëron Europën: Do përballet me “zhdukje civilizimi”
05/12 23:20
Top News- Gjermania përgatitet për luftë, shërbim ushtarak i detyrueshëm
05/12 22:50
Top News- Xhandarmëria nxjerr armët, dronët “pushtojnë” bazën bërthamore franceze
05/12 22:43
Top News – Rusia ‘e inkurajuar’ nga SHBA / Kremlini: Jemi të gatshëm të angazhohemi më tej
05/12 15:40
Top News- U trajnuan në Serbi për nxitje trazirash/ Moldavia gjen prova për grupin e organizuar
05/12 15:38
Top News – Trump trondit të majtën e BE, do të mbështesë ekstremistët e djathtë në zgjedhje
05/12 15:27
Top Channel/ Dronë rusë edhe në Francë, marina hap zjarr:”Po fluturonin mbi bazën bërthamore”!
05/12 15:21
Top News – Trump paralajmëron rënien e Evropës/‘Zhdukje qytetërimi në 20 vjet’, Gjermania përgjigjet
05/12 15:00
Top Channel/ Moska “i mbyll derën” BE-së: S`ka dialog me Brukselin, OK negociatave me SHBA-në!
05/12 14:58
Top News – Viti i artë i Super të Pasurve / 200 miliarderë të rinj, pasuria globale në qiell
05/12 14:54
Top News- SHBA ultimatum Evropës: Deri në 2027 merrni në dorë mbrojtjen, nga inteligjenca te raketat
05/12 14:41
Top News – Rusia ndalon Roblox-in / Shqetësime për sigurinë dhe përmbajtje ekstremiste
05/12 14:25
Top News – BE në garë me kohën për Ukrainën / Kievit po i mbarojnë paratë, marrëveshje për financim
05/12 14:16
Top News – Tajvani dhe Japonia kundër Kinës / Aktivitete të shtuara ushtarake, tensionet në qiell
05/12 13:50
Top News – Sistemi izraelit ‘Puls’ në Greqi/ Parlamenti miraton blerjen e raketave për 650 mln euro
05/12 13:42
Top News – SHBA do të tradhtojë Ukrainën!/ Macron mohon gjithçka: Unitet mes SHBA dhe Evropës
05/12 13:21
Top Channel/Zgjidhet shefi i ri i Mossadit: Besnik i Netanyahut, u plagos rëndë në sulmin e Hamasit!
05/12 12:10
Top Channel/ Eurovizioni, Israeli do marrë pjesë në garë: Katër shtete të tjera tërhiqen!
05/12 12:08
Top Channel/Angli, mbi 3 mije paund per 700 familjet shqiptare per t`u larguar vullnetarisht!
05/12 12:07
Top News – Katër shtete bojkotojnë Eurovizionin / Nuk duan Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës
05/12 11:34
BILETA Portokalli - Bileta