Pas ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në lëvizje për të kontrolluar bazat ushtarake në vend. Si pasojë e vëzhgimit, 4 shtetas të tjerë, këtë herë nga Cekia u ndaluan në tunelin që të dërgon në ambientet e brendshme të uzinës në Polican. Në fakt, uniza e Policanit ka tërhequr edhe herë të tjera interes për turistët e huaj që vijnë në vendin tonë.