Përplasjet mes bandave kriminale në Shqipëri sa vijnë e bëhen më të përgjakshme. Thuajse një ose dy vrasje të tilla regjistrohen çdo muaj në vend. Dhe nuk janë vrasje për motive që lehtësisht policia i sqaron, por krime mafioze, atentate, vrasës profesionistë, skema të panjohura për zhdukjen e gjurmëve dhe ngjarje të cilat mbeten të pazbardhura.