Aksidentet më të rënda në vend kanë ardhur si pasojë e drejtimit të mjetit nën efekin e alkolit, apo nga persona të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi,. Pikërisht këto dy shkelje të rënda të Kodit rrugor, nuk janë toleruar nga policia e shtetit, ku vetëm në harkun kohorë të një javë 84 persona ranë në prangat e uniformave blu. 35 prej tyre u kapën në flagrancë teksa po drejtonin mjetin në gjendje të alkolizuar, ndërsa 49 të tjerë nuk ishin të pajisur me leje drejtimi.