Kuvendi pritet ta kalojë me procedurë të përshpejtuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqës për Gazën, pas ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump dhe përgjigjes pozitive të kryeministrit Edi Rama. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u dërgoi një mesazh ligjvënësve të majtë ku i njofton se aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin në Kuvend.