Dy raste të tjera të armëmbajtjes pa leje janë konstatuar këtë fundjavë nga policia e Tiranës dhe ajo e Mallakastrës. Nga operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, u arrestua shtetasin Blerim Gjeta 43 vjeç. Ky shtetas rezulton banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit. Ai është arrestuar pasi qarkullonte me automjet i armatosur.