Gjatë vitit 2021 familjet me fëmijë shpenzuan mesatarisht në muaj 98,795 lekë, nivel më i lartë në krahasim me familjet e tjera, por shpenzimet e tyre janë rritur shumë pak në raport me vitin 2007. Sipas të dhënave të INSTAT, shpenzimet mujore të familjeve me tre ose më shumë të rritur me fëmijë u rritën me 20% gjatë periudhës 2007-2021.