Top News/ Taylor Swift u shpall ‘Personi i vitit’/ Elon Musk e paralajmëron-Do të ulet popullariteti
10/12/2023 16:22

Taylor Swift është shpallur Personi i Vitit nga revista ‘Time’, një zgjedhje e duartrokitur nga miliona fansa të saj pas triumfit të turnout ‘The Eras’. Mes shumë komenteve që e uronin, spikati ai i biznesmenit Elon Musk, i cili si një ish mbajtës i të njëjtit titull në vitin 2021, zgjodhi ta paralajmërojë këngëtaren për cfarë vjen më pas. “Urime. Rrezikon njëfarë rënieje të popullaritetit pas këtij çmimi. Flas nga përvoja”, ka shkruar ai me humor në rrjetin social X. Agjencitë ndërkombëtare që komentuan reagimin e Musk, iu referuan edhe vitit që revista “Time” e kishte shpallur Adolf Hitlerin “person i vitit”, në vitin 1938. Një përfaqësues i revistës e ka bërë të qartë, se dhënia e këtij titulli jo gjithmonë duhet të merret pozitivisht, pasi konsiderohet më shumë, si njohje e personit që ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit, qoftë për mirë apo për keq. Musk u cilësua "Personi i Vitit" nga Time në vitin 2021, por zgjedhja mori reagime dhe provokoi kritika rreth një sërë temash, duke përfshirë trajtimin e dobët të Teslas ndaj punëtorëve dhe shmangien e rregullave të qeverisë. Musk, i cili është presidenti ekzekutiv i të paktën pesë kompanive të ndryshme duke përfshirë Tesla, SpaceX, Neuralink, The Boring Company dhe rrjetin social X, u rendit në listën e 100 njerëzve më me ndikim të Time për herë të pestë në 2023.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19