Profesionistët e lirë kanë depozituar ankesa në tatime lidhur me llogaritjen e tatimeve për parapagimin e tatimit, që sipas tyre rezulton të jetë më të lartë nga sa ishte parashikuar në ligj. Monitor raporton se profesionistët e lire kërkojnë rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. Kontabilistët gjithashtu pohojnë se për shkak të ngërçit të krijuar në përllogarijen e tatimit, ka një numër të shtuar biznesesh që janë ankuar në drejtoritë rajonale të tatimeve.