Jeta e 56-vjeçarit Friedmunt Sonnemann, i cili jeton në pyllin Longkamp në Gjermaninë perëndimore, nuk është aspak e zakonshme. Ai ka aritur që me kokëfortësi 32 vitet e fundit të jetës së tij ti kalojë duke jetuar në një pyll pa ujë të rrjedhshëm apo energji elektrike - dhe këmbëngul se nuk ka ndërmend të ndryshojë kurrë. Duke u mburrur për mediat lokale, Friedmunt tha: "Nuk më mungon asgjë. Kjo është mënyra e vetme që dua të jetoj".