Top News – Tapë në timon….! Rrugët e Shqipërisë kthehen në pista garimi
19/07/2021 21:49

Policia ka vijuar kontrollet në rrugë për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Pavarësisht masave përforcuese dhe sensibilizuese, me dhjetëra persona vijojnë të shkelin rregullat e qarkullimit, kryesisht duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, apo parakalime të gabuara. Polica e shtetit kaparandaluar 5 ngjarje të mundshme rrugore, në Tiranë, Korçë, Dibër, Sarandë dhe Fier, ku drejtuesit e mjeteve nën efektin e alkoolit xhironin gomat dhe kryenin manovra të rrezikshme në rrugë. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Plot 29 shoferëve u janë pezulluar lejet e drejtimit si pasojë e shpejtësisë skëterrë në timon që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 153km/h në rrugën interurbane Durrës-Kavajë. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1919 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Top Channel/ “Më kërcënuan kur njoftova se do isha në foltore e PD”, mësuesja nga Kuçova: Do t’i…
14/04 11:16
Top News – Statistikat e pagave në 2025. Gjysma e shqiptarëve marrin më pak se 54 mijë lekë
14/04 10:25
Top Channel/ Momente paniku për 3 të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët
14/04 10:11
Top News – Vatrat e mashtrimit online. Aksioni ndaj Call Centerave, sekuestrohen 1 mln euro
14/04 10:06
Top News – Shkrumbohet shtëpia e pabanuar në Elbasan. Zjarri dyshohet i qëllimshëm
14/04 10:05
Top News – Gjendet i pajetë 55-vjeçari. Lushnje, shkak dyshohet konsumi i alkoolit
14/04 09:55
Top News – Një ushtarak ‘special’ për Shqipërinë. Trump nominon Eric Wendt për Ambasador në Tiranë
14/04 09:51
Top Channel/ Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari në Lushnjë, trupi dërgohet për autopsi
14/04 09:18
Top Channel/ Zjarr në një shtëpi private në Elbasan, dyshohet i qëllimshëm, ndërhyjnë zjarrfikëset
14/04 09:11
Top Channel/ Goditen disa “call-center” në Tiranë, në aksion dhe hetues të huaj
13/04 22:58
Top Channel/ ‘Shqiptarët janë zgjuar’, Noka në ‘Foltoren’ e opozitës: Protesta jonë ka vrarë frikën
13/04 20:34
Top Channel/ Baba Mondi “Nderi i Elbasanit”! Vlerësohet Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
13/04 20:15
Top Channel/ Tiranë, rusja padi ukrainases! Komisioneri kundër Diskriminimit: Shkak, lufta
13/04 20:10
Top Channel/ Porositë e Berishës për demokratët: Të kopjojmë opozitën hungareze
13/04 20:09
Top Channel/ Nis samiti i diasporës në Tiranë, Begaj: Jeni ‘mushkëria ekonomike’
13/04 20:08
Top News – Pengmarrja e 32 vjeçarit në Tiranë. Vetëdorëzohet në polici edhe i akuzuari i tretë
13/04 20:00
Top Channel/ “Diaspora ka qenë mushkëri ekonomike”/ Begaj në samit: Jeni ambasadorët tanë në botë
13/04 19:57
Top Channel/ Personalitete të Ndryshme të Diasporës shqiptare dekorohen me Urdhrin e Lartë
13/04 19:56
Top Channel/ Fluks në Kapshticë, emigrantët rikthehen drejt Greqisë pas festës së Pashkës
13/04 19:54
Top News – Mbytën me litar 23-vjeçarin në Mat. GJKKO lë në arrest me burg katër autorët e dyshuar
13/04 19:42