Danimarka do të furnizojë Ukrainën me pajisje ushtarake me vlerë rreth 830 milionë dollar, në paketën e saj më të madhe të ndihmës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë. Sipas Ministrisë daneze të Mbrojtjes, paketa e re do të përfshijë ndër të tjera, tanke, mjete luftarake të këmbësorisë, municione dhe armë kundërajrore.