Rusia tha të premten se kishte shkatërruar një dron ukrainas mbi periferinë perëndimore të Moskës, më i fundit ky në një seri sulmesh ajrore mbi kryeqytet. “Sot, gjatë ditës, kishte një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer një sulm terrorist duke përdorur një mjet ajror të telekomanduar mbi një impiant në Moskë, por sulmi u zbraps”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë duke shtuar se nuk kishte patur dëme apo të lënduar në incident.