Top News – Talebanët zgjerojnë kabinetin / Prezantojnë listën e zv.ministrave, asnjë grua
21/09/2021 16:40

Qeveria e udhëhequr nga talibanët, ka zgjeruar kabinetin fillestar, duke prezantuar një listë me zëvëndësministra burra, pavarësisht kritikave ndërkombëtare se veprimet e grupit islamist të linjës së ashpër, nuk kanë përmbushur zotimet për përfshirje të grave në pushtet. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, e ka prezantuar të martën listën e zëvëndësministrave, duke thënë se aty përfshihen edhe minoritete etnike. Ai ka thënë se gratë mund të shtohen në të ardhmen, mirëpo kjo deklaratë nuk ka ulur shqetësimet në rritje ndaj Qeverisë së instaluar nga talibanët, dhe kthimit të regjimit të ashpër sikurse në periudhën 1996-2001, sa kanë qenë ata në pushtet. Talibanët kanë tentuar ta luftojnë atë imazh me premtime për politika më të moderuara sa u përket të drejtave të grave, mirëpo formimi i një qeverie me burra dhe veteranë, nuk ka qenë në linjë me zotimin. Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se do ta gjykojë grupin nga veprimet e tij, dhe se njohja e Qeverisë së udhëhequr nga talibanët, do të jetë e lidhur me çështje tjera, përfshirë trajtimin e grave dhe minoriteteve. Sipas Mujahidit, nuk ka arsye për vonim të njohjes. “Është përgjegjësi e Kombeve të Bashkuara për ta njohur Qeverinë tonë dhe përgjegjësi e shteteve tjera, përfshirë shteteve evropiane, aziatike dhe islamike, që ato të kenë marrëdhënie diplomatike me ne”, ka thënë ai.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19