Talebanët thonë se bisedimet për formimin e një qeverie "gjithpërfshirëse islamike" në Afganistan janë pranë përfundimit, ndërsa lëvizja radikale konsolidon kontrollin mbi vendin e shkatërruar nga lufta. Talebanët tronditën botën gjatë fundjavës kur morën kontrollin e Kabulit, ndërsa pushtuan në pak më shumë se një javë 34 provincat që përbëjnë Afganistanin.