Udhëheqësi suprem i qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë donacione për të ndihmuar vendin pas një tërmeti që goditi vendin të mërkurën duke vrarë të paktën 1,000 njerëz. Haibatullah Akhundzada, lideri suprem i talibanëve në pushtet, në një deklaratë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, dhe të gjitha organizatave humanitare "të ndihmojnë popullin afgan në këtë tragjedi të madhe".