Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar qeverisë talibane të rivendosë menjëherë aksesin në internet dhe shërbimet e telekomunikacionit në mbarë Afganistanin, pas një ndërprerjeje që ka zgjatur mbi 24 orë. Sipas deklaratës së Misionit të Ndihmës së OKB-së në Afganistan izolimi pothuajse total i vendit nga bota e jashtme rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda për popullsinë, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe duke përkeqësuar një nga krizat humanitare më të mëdha globale.