Legalizimi i kanabisit mjekësor u cilësua nga ministrja e financave, Delina Ibrahimaj si një sektor që do të japë impuls pozitiv ekonomik. Nuk ka ende një shifër zyrtare sesa parashikohen të jenë të ardhurat nga kanabisi mjekësor, megjithatë nëse i referohemi rastit të Maqedonisë së Veriut, ku janë më shumë se 40 licenca aktive, pjesa më e madhe e zotëruar nga shqiptarë, projeksionet për vitin 2022 ishin që të ardhurat të kapnin vlerën e 250 milionë euro.